Kina me mbi 100 milionë automobila
Pekin, 17 shtator - Drejtoria Administrative e Komunikacionit pranë Ministrisë së Sigurimit Publik të Kinës se bëri të ditur së deri në fund të këtij gushti, sasia e përgjithshme e automjeteve në Kinë arriti në 219 milionë.
Prej tyre, sasia e autoveturave arriti për herë të parë mbi 100 milionë, shifër kjo që zë 45.88 për qind të sasisë së përgjithshme të makinave.
Mësohet se me zhvillimin e shpejtë shoqëroro-ekonomik dhe me rritjen e pandërprerë të nivelit të jetesës, janë shtuar shumë makina në Kinë.
Prej tyre, autoveturat janë shtuar 7 milionë e 810 mijë dhe kjo shifër zë 79.45 për qind të shtimit të makinave. Ky është faktori kryesor i shtimit të shpejtë të sasisë së makinave në Kinë.