Kina investon në burime kanadeze të naftës
New York, 14 prill - Kompania kineze e naftës Sinopec i paguajti kompanisë amerikane Conoco Phillips 4.65 miliardë dollarë për pjesëmarrje minore në nxjerrjen e naftës në Kanada.
Blerja e nëntë për qind të pronësisë së Syncrude Canada është deri tani investimi më i madh kinez në Amerikën Veriore.
Vitin e kaluar Sinopec paguajti 7.2 miliardë dollarë për kompaninë Addax e cila disponon me burime eksploatimi të naftës në Afrikën Perëndimore dhe në Kurdistanin irakian.
Syncrude Canada projekti më i madh për nxjerrjen e naftës në Kanada, për çdo ditë jep rreth 350.000 fuçi, që është rreth 13 për qind nga prodhimi kanadey i naftës.