23 Dhjetor 2024

Kina interesohet për makinat me energji alternative

Pekin, 25 nëntor - Qytetet e mëdha kineze kanë marrë emër si disa prej qendrave urbane me ndotjen më të lartë sot në botë. Por duket se prirja për të ardhmen është shumë më pozitive.

Këtë e vërtetoi Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve që u hap në Guangzhu, ku vëmendjen kryesore e kanë tërhequr makinat me burime alternative energjie. Marka amerikane Chevrolet ka prezantuar modelin e suksesshëm Volt që punon me energji elektrike dhe që ka gjeneruar shumë interes në panairin kinez.

Ndër makinat luksoze, Porsha ka sjellë modelin e saj 911-C4, që njihet për konsum të ulët karburanti. Kjo valë e re ka përfshirë edhe prodhuesit kinezë. Kompania kineze BYD u prezantua me makina të reja që punojnë me energji elektrike. Por kjo kompani ka konkurrencë të fortë me markat japoneze që janë prej vitesh në tregun e makinave me energji alternative.

Modeli Prius i Toyotës ka shitur deri tani një vëllim prej 3.5 makinash në të gjithë botën, megjithëse në Kinë shitjet e saj mbeten të ulëta.  Panairi në Gangzhu përfshin gjithësej 950 makina, përfshirë 34 modele që prezantohen për herë të parë në treg. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)