23 Dhjetor 2024

Kina i kërkon Volkswagen-it të tërheqë makinat me defekt

Pekin, 17 mars - Zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Kontrollit të Cilësisë të Kinës, Li Yuanping, theksoi të shtunën se nëse firma Volkswagen nuk do të mbajë përgjegjësi ligjore lidhur me problemet që kanë rezultuar në marshin DSG, atëherë drejtoria përkatëse do të kërkojë që të gjitha automjetet me defekt të kthehen.

Njëkohësisht, Drejtoria e Përgjithshme ka bërë të ditur se ka marrë shumë ankesa nga konsumatorët për problemet në kutinë e ndërrimit të shpejtësisë.

Për këtë kjo drejtori ka vizituar mbi 3000 konsumatorë, ka zhvilluar 12 hetime, si dhe ka analizuar rreth problemeve në sistemin DSG, nga ku ka rezultuar se ekzistojnë defekte, të cilat shkaktojnë probleme me motorin, duke sjellë pasiguri për konsumatorët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)