Kina gati të nxjerr në shitje veturën prej 2.250 dollarë
Pekin, 31 maj - Deri më tani, titullin e veturës më të lirë në botë e mbajnë indianët me Tata Nanon e tyre, e cila mbante çmimin nga 2.800 deri në 3.700 dollarë, kurse kinezët pritet që deri në vitin 2012, ta nxjerin në treg Geely-in e tyre të cilët pak kohë më parë u bënë pronar të Volvos me një çmim prej 2.250 dollarë, pra 500 dollarë më lirë se Tata Nano.
Geely IG, tani më veç është prezantuar si prototip në panairin e Shangait, që u mbajt vitin e kaluar dhe prodhuesi premton modifikime të reja për ta bërë Geely-in ende më luksoze, deri sa të vendoset prodhimi i serisë së parë.