Kina, e para në konkurrencën industriale
Pekin, 14 dhjetor - Sipas standardit të Bankës Botërore, në vitin 2011, Kina është bërë vendi me të ardhurat e larta e të mesme.
Ndërsa, fuqia e Kinës në konkurrencën industriale është renditur në vendin e parë të botës. Këtë e bëri të ditur Akademia e Shkencave Shoqërore e Kinës më 12 dhjetor në raportin e saj mbi fuqinë konkurruese industriale të Kinës.
Siç mësohet, në vitin 2010, GDP-ja për frymë në Kinë arriti në 4400 dollarë amerikanë. Vihet në dukje se pasi u bë vendi me të ardhurat e larta e të mesme, Kina do të shqetësohet nga "kurthi i të ardhurave të larta e të mesme", çka do të thotë që Kina do të përballojë një rritje të pafuqishme ekonomike dhe vështirësi në rritjen e të ardhurave për frymë.
Në këtë raport, është sugjeruar gjithashtu që Kina duhet të ngrejë nivelin e të ardhurave kombëtare nëpërmjet përmirësimit të kornizës së fuqisë konkurruese industriale.