Kina dhe Rusia fillojnë ndërtimin e një gazsjellësi të përbashkët
Pekin, 1 shtator - Kina dhe Rusia kanë ndërmarrë ndërtimin e një gazsjellësi të përbashkët në Siberinë Lindore.
Gazsjellësi është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar midis dy vendeve më herët.
Nën marrëveshjen e nënshkruar në maj, gazsjellësi do të përcjellë 38 miliardë metra kub gaz natyror çdo vit në drejtim të Kinës për një afat 30-vjeçar, duke filluar nga viti 2018.
Pjesa ruse e gazsjellësit do të lidhë dy fusha gazi në Siberi me portin lindor të Vladivostok-ut, duke përfshirë një gjatësi prek 4 mijë kilometrash.