Kili: Shpëtohen minatorët e parë të ngujuar në minierë
Ashensori në formë tubi i gjerë vetëm 65 cm e quajtur "Phoenix 1" ka nxjerrë mbi tokë minatorët e parë.
Aksioni shpëtimtar më i gjatë dhe i ndërlikuar në historinë e minierave po përcillet me interesim të madh në mbarë botën.
Pjesëtarë të familjeve, ekipe shpëtimtare dhe vetë presidenti i Kilit Sebastián Piñera shoqëruan me brohoritje gëzimi kthimin e minatorëve të parë.
Ashensorit në formë tubi për nxjerrjen e çdo minatori i nevojiten nga 15 minuta.
Minatorët kanë mbetur brenda qysh më 5 gusht, si pasojë e një shembjeje në minierën e arit dhe të bakrit në San Jose Copiago.
Ky është rasti i parë që për një kohë kaq të gjatë njerëzit të kenë mbetur të ngujuar në thellësi të nëntokës.