Kia Rio 2012 me motor turbo-benzinë 1.2 litërsh
Dizajni është përpunuar në tërësi, kështu që dimensionet e karrocerisë janë bërë paksa më të mëdha.
Vetëm lartësia është zvogëluar për 15 mm, kështu që Rio i ri do të duke më sportiv.
Përkrah dizajnit tërheqës, tejet interesant është edhe oferta e motorëve.
Risia më e madhe është motori turbo-benzinë 1.2 litërsh me injektim direkt të karburantit në cilindra.
Me këtë Kia tregon se do të jetë një konkurrent i fortë në të gjitha fushat.
Përkrah këtij motori, ofrohet edhe ai dizel 1.1 litërsh me 70 kuaj fuqi, i cili me vetëm me 85g/km CO2, renditet në mesin e motorëve më ekologjik në treg.