25 Dhjetor 2024

KIA prezanton konceptin GT4 Stinger

Seul, 5 janar - Kompania koreane Kia ka zbuluar një lajm të gëzueshëm për të gjithë të pasionuarit të kësaj marke, duke pranuar se do të bëjë prezantimin publik të konceptit GT4 Stinger gjatë panairit ndërkombëtarë të veturave.

I planifikuar për t’iu prezantuar publikut më 13 janar, GT4 Stinger është një veturë sportive që funksionon në sistemin 2+2 dhe ka mbrojtës të përparmë në formë të ‘hundës së tigrit’ dhe drita vertikale LED.

Karroceria gjithashtu ka pjesë të punuara nga fibër karboni siç janë spoilerët, mbrojtësit dhe ftohësi i motorit. Ndërkaq kjo veturë shtrihet mbi rrotat me profil të ultë me fellne 20 inçësh.

Fuqia motorike vjen nga motori me 2.0 litra turbo-charge që prodhon plot 315 KF apo 235 KW.

Detaje tjera teknike ende nuk dihen, por në Kia thonë se kjo veturë bën tërheqjen motorike me të katër rrotat që i mundëson të ushtroj shpejtësi marramendëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)