KIA është duke e përgatitur Rio-n e ri
Seul, 30 mars - Koreanët kanë plane të mëdha për Rio-n e ri të cilin zyrtarisht e prezantuan në panairin e mbyllur ditë më parë në Gjenevë.
Përveç që KIA me të planifikon të pushtojnë një pjesë të rëndësishme të tregut të vogëlushëve kompakt të qytetit, po ashtu ka aspirata që me Rio-n të futet në mesin e prodhuesve të automobilave emocionues sportiv.
Rio tashmë e posedon pamjen atraktive, dhe nëse vendosin në KIA që dinamikën vizuale dhe performancat rrugore ti përmirësojnë dhe të gjitha këto ti fusin në çmim të volitshëm, assesi nuk dyshojmë në sukses.
Modelin e tij të ri KIA për tani planifikon ta ofrojë në katër motor, nga të cilët asnjëri nuk është tepër i orientuar kah modelet sportive.
Blerësit do të mund të zgjedhin ndërmjet motorëve me benzinë 1.25 dhe 1.4 litra dhe ata me turbombushës me naftë 1.1 dhe 1.4 që ofrojnë fuqi prej 70 deri 110 KF.