KE planifikon rregulla më të rrepta për shpimet për naftë
Bruksel, 15 korrik - Komisioni Evropian do të nxjerrë mësime nga katastrofa e naftës në Gjirin e Meksikës.
Si konsekuencë nga katastrofa në të ardhmen në Bashkimin Evropian do të ketë rregulla më të rrepta për shpimet në det, tha komisioneri për mjedisin Janez Potocnik pas një takimi me përfaqësues të industrisë së naftës në Bruksel.
Sipas tij janë planifikuar rregulla më të ashpra për sigurinë dhe përgjegjësinë.
Komisioneri për energjinë, Günther Oettinger kërkoi madje një moratorium për shpimet në thellësi të mëdha në Detin e Veriut.
Autoritetet e vendeve anëtare të BE-së duhet të mos lëshojnë më leje për këtë deri sa të jenë sqaruar arsyet për fatkeqësinë para brigjeve amerikane, propozoi Oettinger.