KE ndërpret hetimet për tubat e çelikut të prodhura në Kinë
Bruksel, 22 gusht - Komisioni Europian ka bërë të ditur se ka vendosur të ndërpresë hetimet anti-dumping lidhur me tubat e çelikut dhe pjesëve të tjera të prodhura nga Kina.
Në një letër të 27 qershorit, ankesa u tërhoq zyrtarisht për produktet kineze, e cila mundësoi përfundimin e hetimit nga ana e BE-së.
Në nëntorin e kaluar BE-ja nisi hetimet e anti-dumpingut ndaj pjesëve dhe tubave të çelikut, pas ankesave nga shoqata industriale.
KE-ja tha se përfundimi i hetimeve të anti-dumpingut nuk do të dëmtojë interesat e BE-së.