22 Dhjetor 2024

Katari investon 1.2 miliardë euro në minierat greke të arit

Athinë, 3 tetor - Në prani të kryeministrit grek, Jorgos Papandreu dhe emirit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al Than u nënshkrua mbrëmë (01.10) marrëveshja për hyrjen e kapitaleve investuese të shtetit arab në kompaninë greke “Ari grek”, që shfrytëzon minierat e arit të Kalkidikisë në Greqinë Verilindore.

Investimi do të arrijë në 1.2 miliardë euro dhe do të hapen të pakten rreth 1.500 vende pune.

Më parë Qatar Holdings përftoi 10% të aksioneve të një kompanie greke në Europen Goldfields, e cila ka në zotërim 95 % të aksioneve të firmës “Ari grek”, që nga ana e saj në verë u licensua prej shtetit grek për nxjerrjen e arit në Kalkidiki.

“Sot vërtetohet në praktikë se sa e rëndësishme është të kompletohen në vendin tonë të gjitha reformat e nevojshme,” deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu pas nënshkrimit të marrëveshjes, të cilën e cilësoi si një mesazh “besimi ndaj komunitetit ndërkombëtar për shanset investuese”, që ofron vendi i tij.

Marrëveshja arrihet një vit pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik  në shtator të vitit 2010 në Uashington nga Papandreu dhe Al Than.

Emiri tha se vendi i tij i vogël “nuk ka axhendë politike” në investimet e tij në Greqi, që drejtohen në fushat e energjisë, pasurive minerale dhe turizmit.

Një investim i madh në fushën e turizmit, që thuhet se do të arrijë në 10 miliardë euro në hapësirën e aeroportit të vjetër të Athinës mbetet i hapur.

Ndërkohë muajin e kaluar rreth 500 milionë euro të tjera prej Katarit u investuan për bashkimin e bankave greke Eurobank dhe Alpha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)