25 Dhjetor 2024

Kalifornia shpall gjendjen emergjente nga rrjedhje e naftës në det

Kaliforni, 22 maj - Guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown ka shpallur gjendjen emergjente në një sipërfaqe të bregdetit, të ndotur nga rrjedhja më e madhe e naftës në historinë e kohëve të fundit të Kalifornisë.

Rrjedhja e naftës në një plazh pranë  qytetit të Santa Barbara u zbulua të martën. Shpallja e gjendjes emergjente i hap rrugë përdorimit të fondeve rezervë të shtetit për të ndihmuar në përpjekjet e pastrimit.

Njoftohet se rrjedhja është shkaktuar nga çarja e një tubacioni të naftës në bregdet. Derdhja e naftës kishte vazhduar për disa orë para se të ndërpritej transportimi i naftës përmes tubacionit të dëmtuar.

Zyrtarët e qytetit të Santa Barabaras thonë se plazhet rreth zonës ku ka ndodhur aksidenti janë mbyllur. Kompania që menaxhon tubacionin, Plains All American Pipeline LP, ka kërkuar falje dhe thotë se po merret intensivisht me operacionet e pastrimit. 

Greg Armstrong, President i kompanisë Plains All American Pipeline:

\"Na vjenë shumë keq që ky incident ka ndodhur. Ne kërkojmë falje për dëmin që u është bërë faunës dhe mjedisit dhe na vjenë shumë keq për shqetësimet që kjo u ka shkaktuar qytetarëve dhe vizitorëve në këtë zonë\".

Një zëdhënëse e Rojes bregdetare Amerikane tha se derdhje e naftës shtrihet në një zonë bregdetare prej rreth 15 kilometrash.

Ende nuk është vlerësuar kostoja e dëmeve të shkaktuara nga kjo katastrofë, por Darren Palmer e kompanisë Plains All American Pipeline, thotë se komanpania e saj do të kujdesët për këtë çështje. Ajo gjithashtu tha se tubacioni i çarë ishte inspektuar para dy javësh.

Kjo zonë e bregdetit njihet për një nga rrjedhjet më të mëdha të naftës në vend që ka ndodhur në vitin 1969. Ky aksident frymëzoi krijimin e lëvizjes mjedisore amerikane që vazhdon aktivitetin e saj edhe sot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)