Kadillaku pritet të nxjerrë në shitje modelin 2013 XTS
Detroid, 16 nëntor - Kadillaku ka zbuluar makinën që pritet të nxjerrë në shitje verën e vitit 2012.
Modeli Kadillak 2013 XTS është me të vërtet një makinë klasike e cila synon të rivalizoi BMW 5-Serise, Mercedez-Benz E-Class dhe Audi A6.
Makina e re e Kadillakut është klasike nga jashtë dhe hi-tech nga brenda. Kroskoti i saj ka të instaluar sistemin CEU info-tainment e cila ofron një sërë shërbimesh të cilat me një buton ndryshojnë formën e të gjithë pjesëve.
Ky model është projektuar për të qenë një makina e fuqishme por nga ana tjetër të jetë edhe ekonomike sa i takon konsumit të karburantit.