Japonia prezanton makinat e së ardhmes
Tokio, 21 nëntor - Japonia ka prezantuar në një ekspozitë të mbajtur në Tokio, makinat e së ardhmes.
Në "Tokio Motor Show"-n e këtij viti morën pjesë 32 kompani të ndryshme makinash, japoneze dhe të huaja.
Në të u prezantuan makinat e së ardhmes me hidrogjen dhe makinat elektrike me 3 rrota pa timon.
"Tokyo Motor Show" zhvillohet 1 herë në çdo dy vjet. Ekspozita e parë e automjeteve në kryeqytetin japonez u hap në vitin 1954.