Japonia kërkon nga Rusia të ulë çmimin e gazit
Tokio, 18 prill - Qeveria japoneze i kërkon "Gazprom-it" të mendojë për reduktimin e çmimeve të gazit të lëngëzuar natyror të eksportuar në vend, duke marrë parasysh situatën në të cilën u gjend Japonia pas fatkeqësive natyrore të vitit 2011, deklaroi sot Ministri japonez i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë Toshimitsu Motegi në Tokio, në një takim me Kreun e kompanisë ruse monopoliste të gazit Aleksei Miller.
"Gazprom" përveç uzinës ekzistuese në Sahalin, të prodhimit të karburantit në fjalë, planifikon që në vitin 2018 të hapë një tjetër uzinë të madhe për lëngëzimin e gazit natyror në Vladivostok.
Një ndër klientet e rëndësishme të saj do të jetë Japonia - importuesja më e madhe e gazit të lëngëzuar në botë.