24 Dhjetor 2024

Japoni, shpërthen furra e shkrirjes në një uzinë metalurgjike

Tokio, 10 prill - Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u lënduan sot si rezultat i shpërthimit të furrës së shkrirjes në një uzinë metalurgjike në qytetin Sakai, në qendër të ishullit kryesor japonez Honshu.

Uzina merret me prodhimin e produkteve të bakrit dhe tunxhit.

Si rezultat i shpërthimit të furrës ndodhi shpërndarja e metalit të shkrirë. U përhapën me shpejtësi gjuhët e flakëve.

Një nga punëtorët, që pësoi djegie të rënda, ndodhet në gjendje të pavetëdijshme. Në momentin e shpërthimit në uzinë ndodheshin 120 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)