Japonezët rikonfirmojnë mbështetjen në trajtimin e ujërave të zeza
Prishtinë, 7 mars - Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Xhavit Zariqi, ka pritur sot një delegacion japonez nga Ministria e Tokës Infrastrukturës Transportit dhe Turizmit në Japoni kryesuar nga Hiroyuki Tokutake.
Me këtë rast Tokutake ka ripërsëritur mbështetjen që Japonia u jep shteteve të Ballkanit në sektorin e trajtimit të ujërave të zeza, ku ka premtuar implementim të projekteve të reja në Kosovë.
Poashtu, delegacioni ka diskutuar për gjendjen e ujit në Kosovë ku edhe janë njoftuar me problemet dhe sfidat në sistemin e kanalizimit dhe ujesjellsit në vend, përfshirë projektet e realizuara më herët.
Me këtë rast zëvendësministri Zariqi, ka falënderuar përfaqësuesit japonezë për përkrahjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi në trajtimin e ujërave të zeza.
Ndryshe, në takim u diskutua edhe trajtimi i ujerave të zeza në qytetin e Gjilanit, Ferizajt dhe Mitrovicës.