22 Dhjetor 2024

Jaguar XF, më ekonomiku deri më tani

Londër, 6 korrik - Modeli i ri Jaguar XF me motorin 2.2 L me katër cilindra, ka kaluar 1310 kilometra rrugë nga Castle Bromwich në Birmingham të Anglisë, e deri te Munihu me vetëm një rezervuar të karburantit dizel.

Jaguar XF është vozitur nga test-vozitësi i pavarur David Madgwick.

Rruga ishte e kombinuar me rrugë fshati, autostrada dhe rrugë qyteti, ndërsa Jaguar XF ka harxhuar mesatarisht 4.9 L/100 km.

Kjo tregon efikasitetin e këtij modeli të ri, ndërsa dëshmon se mund të kombinohet edhe kursimi me performancën e lartë.

Motori 2.2 litërsh me naftë i Jaguar XF, prodhon 190 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 450 NM.

Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për 8.5 sekonda, zhvillon shpejtësinë maksimale prej 230 km/h dhe emetim të CO2 prej 149g/km.

Motori është i kombinuar me ndërrues automatik të shpejtësive ZF me tetë shpejtësi dhe sistemin Stop-start. Jaguar XF planifikohet të nxirret në shitje në dhjetor të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)