Jaguar sjell modelin e ri E-Pace
Londër, 14 korrik - Jaguar ka zbuluar modelin më të ri E-Pace, që pritet të \"zaptojë\" sallonet e makinave, në fillim të vitit të ardhshëm.
Ky është modeli i dytë SUV, i Jaguar, pas modelit F-Pace, i cili u cilësua si i suksesshëm.
Prezantimi i E-Pace u bë gjatë një ceremonie të mbajtur në London ExCel Center, ku makina tregoi aftësitë e saj ,duke kryer një rrotullim brenda sallës së shfaqjeve.
Çmimi fillestar për Jaguar E-Pace, pritet të jetë rreth 35 mijë euro.