22 Dhjetor 2024

Jaguar konfirmoi modele të reja

Londër, 27 prill - Brendi britanik e konfirmoi se është duke punuar në zhvillimin e limuzinës së re e cila do të vendoset nën modelin XF.

Çmimi i këtij modeli do të sillet nga 35.000 euro e më lartë. Arsyeja e këtij hapi është shumë e kuptueshme.

Tregu dhe kërkesa për limuzinat e këtilla është dukshëm më e madhe sesa për modelet më të shtrenjta, ndërsa “Jaguar” me të gjitha forcat dëshiron që në këtë mënyrë ta rrisë shitjen.

Pasi që “Jaguar” mban 2 për qind të tregut evropian, 5 për qind të atij amerikan dhe gjithsejtë 1 për qind të tregut premium kinez, vend për përparim sigurisht që ka.

Me këtë ofertë të zgjeruar “Jaguar” do të realizojë hap të madh në rritjen e pjesëmarrjes në tregjet botërore.

“Të brendshmit” megjithatë njoftojnë se modeli është pak më i vogël se i sotshmi XF dhe se në të pa problem mund të vendosen pesë udhëtarë. Për tani nuk është e njohur se a do të bazohet noviteti në platformën e aluminit, por pasardhësi i XF-së gjithsesi që do të jetë në këtë platformë.

Po ashtu, ai model do të ketë dimensione më të mëdha dhe me pajisjet dhe performancat e tij do të shënojë avancim.

Burimet e brendshme po ashtu njoftojnë se në përgatitje është modeli XJ me tërheqjen në të katër rrotat dhe se ky automobil në treg do të duhet të paraqitet për dy vjet. Natyrisht, me të “facelift-in” e pritur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)