Jaguar, 1.8 miliard euro për prodhimin e modeleve të reja
Londër, 22 shkurt - Firma britanike e prodhimit të makinave Jaguar Lan Rover pritet të risë numrin e punonjësve pasi pronari i saj Indian ka bërë publike se do të investojë 1.8 miliard euro në vit për realizimin e modeleve të reja.
Kjo shumë e hedhur do të thotë krijimi i qindra vendeve të reja pune. Një hap i tillë ka ardhur pasi Jaguar dhe Land Rovers po arrijnë sukses në Kinë.
Në pesë vitet e fundit Jaguar Land Rover ka shpenzuar rreth 850 milion euro çdo vit. Tani do ta dyfishojmë këtë shumë, tha shefi i financave për Tata-n, Ramakrishnan.
Jaguar Land Rover solli 95% të fitimeve të Tata Motors në katër mujorin e fundit të 2011-s. Tata kompania indiane e prodhimit të makinave bleu Jaguar Land Rover nga Ford për 1.8 miliard euro në vitin 2008. Themeluesi i saj Ratan Tana doli në pension në dhjetori pasi mbushi 75 vjeç.