Italia e interesuar për linjën e gazsjellësit Rrjedha e Jugut
Romë, 10 korrik - Italia është e gatshme të mbështesë dialogun e energjisë midis BE-së dhe Rusisë për ndërtimin e gazsjellësit South Stream, i projektuar për të siguruar gazin rus në Evropë duke anashkaluar Ukrainën, ritheksoi në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, Itar-Tass, ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini.
Për Italinë South Stream-i ka qenë gjithmonë një projekt strategjik i rëndësishëm sepse ndihmon për të diversifikuar rrugët për furnizimin me gazin rus, për forcimin e sigurimit të energjisë për Italinë dhe për Bashkimin Evropian, deklaroi Mogherini.
South Stream-i duhet respektuar dhe ne jemi të gatshëm për të punuar për promovimin e dialogut mes Rusisë dhe BE-së lidhur me këtë, shtoi ajo.