Irani vendi i parë në botë për rezervat e gazit
Teheran, 29 nëntor - Irani është njohur si vendi i parë në botë përsa u përket rezervave të gazit.
Muhamed Husein Adeli, drejtori i përgjithshëm i organizatës së vendeve eksportuese të gazit, në një takim me drejtues të kompleksit të gazit Parsi Jugor, theksoi se Irani posedon burimet më të mëdha të gazit në botë, por akoma nuk është një vend eksportues i gazit, prandaj për këtë duhet të shfrytëzohen potencialet e nevojshme.
Ai theksoi se vënia në funksion e fushës së madhe gazmbajtëse Parsi Jugor, do të forcojë edhe më shumë pozitën e Iranit në mesin e vendeve prodhuese të gazit.
Adeli sot inspektoi disa faza të projektit Parsi Jugor, në rajonin Asalujeh në jug të Iranit.