Irani prodhon 4 milion fuçi naftë dhe 600 milion metër kub gaz
Teheran, 3 dhjetor - Ministri i naftës i RII duke folur në seminarin me temë "Pasuria kombëtare dhe zhvillimi i qëndrueshëm", deklaroi se aktualisht Irani prodhon 4 milion fuçi naftë dhe 600 milion metër kub gaz në ditë.
Rustem Kasemi tha se në bazë të programimit Irani duhet të prodhojë 5, 2 milionë fuçi naftë në ditë dhe 1 miliard metër kub gaz në ditë dhe për arritjen e këtij qëllimi nevojitet një investim prej 300 miliard $.
Ai tha se produktet petrokimike të Irani aktualisht janë 50 milion ton dhe është planifikuar që kjo sasi të rritet në 100 milionë ton.
Kasemi tha se Irani duke poseduar 12% të rezervave të naftës dhe 17 % të rezervave të gazit, zë një vend të rëndësishëm në energjinë botërore.