Irani pritet të ndërpresë furnizimin me naftë ndaj të BE-së
Ndërkohë ai lajmëroi se do të ndërpritet furnizimi me naftë për disa vende europiane.
Sanksionet e BE-së dhe vendeve të tjera perëndimore ndërmerren për të ndaluar Iranin të vazhdojë programin e pasurimit të uraniumit.
Por edhe pas presionit të komunitetit ndërkombëtar, lideri suprem i Iranit, Ayatollahu Ali Khamenei, u shpreh i vendosur për të vazhduar programin bërthamor.
Në fund të janarit, liderët e BE-së miratuan vendimin e marrë nga takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare mbi sanksionet ndaj Iranit, duke vendosur embargo ndaj naftës dhe bllokimin e transaksioneve të Bankës Qendrore.