25 Dhjetor 2024

Irani në 2013 ishte prodhuesi i dytë i naftës së OPEK

Teheran, 6 prill -  Në bazë të raporteve më të fundit të Drejtorisë për Informim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Irani në vitin 2013 ka arritur ta ruaj pozitën e tij si prodhuesi i dytë i naftës në organizatën OPEK.

Agjencia SHANA e lajmeve njoftoi sipas këtyre raporteve, mesatarja e prodhimit të naftës së papërpunuar të Iranit në vitin 2013 ka qenë 3.2 milionë fuçi në ditë.

Arabia Saudite me një mesatare prej 9.685.000 fuçi naftë në ditë, ka qenë prodhuesi më i madh i naftës së OPEK gjatë vitit 2013.

Gjithashtu Iraku me prodhimin mesatar 3.054.000 fuçi naftë në ditë ka qenë prodhuesi i tretë i naftës së OPEK për vitin 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)