Irani kërkon ruajtjen e kuotës së prodhimit të OPEC-ut
Teheran, 5 qershor - Ministri iranian i naftës, Rustem Kasemi theksoi se në takimin e ardhshëm të OPEC-ut, Irani do të kërkojë ruajtjen e kuotës së prodhimit të OPEC-ut.
Kasemi theksoi se për shkak të krizës ekonomike në SHBA dhe Evropë, çmimi i naftës gjatë javëve të fundit ka rënë ndjeshëm duke shkua nën 100 $ për fuçi, prandaj nuk është e nevojshme që OPEC-u të rrisë prodhimin e naftës.
Takimi i ardhshëm i OPEC-ut do të zhvillohet më 14 Qershor në Vjenë.