25 Dhjetor 2024

Irani ka rezerva të naftës edhe për 70 vite

Teheran, 6 mars - Drejtori i programeve për zbulime naftore në Kompaninë Kombëtare të Naftës së Iranit deklaroi se Irani ka rezerva të qëndrueshme të naftës.

Hormuz Kolavend duke bërë të ditur programet për rritjen e prodhimit të naftës së Iranit deri në pesë milionë fuçi në ditë si dhe për rritjen e prodhimit të gazit deri në 1.4 miliard m3, vlerësoi se jeta e rezervave naftore të Iranit duke mos llogaritur zbulimet e reja më së paku është 70 vjeçare.

Përveç kësaj Irani edhe për 70 deri 80 vitet e ardhshme do të ketë gaz të mjaftueshëm për prodhim. Jeta e rezervave naftore dhe të gazit nëse do të bëhen zbulime të reja pa dyshim se do të rritet edhe më shumë.

Kohëve të fundit janë nënshkruar edhe disa kontrata të reja për të bërë zbulime të burimeve të reja të naftës dhe gazit në Iran, theksoi ndër të tjera z. Kolavend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)