Irani ka gjetur rezerva të mëdha gazi natyror në Kaspik.
Teheran, 12 dhjetor - Irani ka lajmëruar se ka gjetur rezerva të mëdha gazi natyror në Kaspik.
Ministri i Naftës së Iranit, Rystem Kasëmi tha se në pellgun e detit Kaspik kanë konstatuar rreth 1,4 trilionë metra kub gaz natyror.
Kasëmi u shpreh se rezervat e gjetura ndodhen brenda territorit detar të Iranit dhe se ato janë në thellësinë 700 metra.
Irani i cili është prodhuesi i dytë i naftës në OPEC, sipas rezervave të gazit natyror të konstatuara është vendi i dytë në rang botëror për rezervat e gazit natyror që zotëron.
Në vend 80% e të ardhurave publike bazohet në eksportin e naftës.