Irani anulon kontratën e gazit prej 5 miliardë dollarë me Kinën
Teheran, 25 dhjetor - Irani theksoi se do të anulonte një kontratë gazi me vlerë prej pesë miliardë dollarësh me Kinën, ende në gjendjen e një projekti, dy vjet pas nënshkrimit, bëjnë të ditur mediat iraniane.
\"Ekziston mundësia e anulimit të kontratës së nënshkruar me \'China National Petroleum Company\' (CNPC) për zhvillimin e fazës 11 të fushës së gjerë të gazit nënujor të South Pars\", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Naftës, Alireza Nikzad.
\"Pala kineze theksoi se nuk ishte e varur të vazhdonte projektin, pasi është një investim me rrezik të lartë, veçanërisht për pjesën nënujore\", shtoi zëdhënësi.
Ai u shpreh se projekti, në qoftë se do të anulohej, do t\'i transferohej shoqërive iraniane dhe se një tjetër kontratë gazi do të negociohej së shpejti me kinezët.
Irani disponon rezervat e dyta të gazit në botë pas Rusisë.