Iran, zbulohet tjetër fushë gazi me vlerë 50 miliardë dollarë
Teheran, 18 janar - Irani zbuloi një tjetër fushë të madhe të gazit natyror, me vlerë prej 50 miliardë dollarësh. Kështu deklaroi ministri iranian i Naftës Masoud Mir Kazemi.
Gjatë vitit të kaluar, Irani ka njoftuar për zbulimin e 5 fushave të mëdha të naftës dhe të gazit.
Irani ka burime të pasura të naftës dhe të gazit natyror dhe renditet si eksportuesi i dytë më i madh pas Arabisë Saudite. Po i dyti në botë renditet edhe për rezervën e gazit natyror në botë, pas Rusisë.