Iran, zbulohen 2 fusha të reja me naftë
Teheran, 8 janar - Në Iran janë zbuluar dy fusha të reja me naftë, bëri të ditur sot Sejed Mahmud Muhades, drejtor i kërkimeve dhe zbulimeve në kompaninë kombëtare të naftës së Iranit.
Sipas tij kjo kompani ka hartuar një plan për zbulimin e 5 fushave të reja të naftës dhe gazit përgjatë këtij viti.
Deri tani zyrtarisht është publikuar lajmi për zbulimin e fushës së naftës Khajam dhe fushës së gazit Madar.
Ndër të tjera Muhades bëri të ditur se kërkimet për zbulimin e fushave të reja të gazit dhe naftës janë përqendruar në provinca jugore dhe veriore të Iranit.
Duke folur mbi zbulimin e 3 fushave të gazit dhe të naftës ky funksionar i kompanisë kombëtare të naftës në Iran tha se shumë shpejt të dhënat e 2 fushave të naftës të sapo zbuluara do të bëhen publike nga ministria iraniane e naftës.
Aktualisht Irani posedon 16% të rezervave të gazit në botë dhe ky vend çdo ditë ka kapacitet prodhimi 1.2-1.4 miliard m3 gaz.