Iran, vlera e gazit dhe naftës e zbuluar arrin 400 miliardë dollarë
Teheran, 13 shkurt - Vlera e gazit dhe naftës të zbuluar përgjatë 9 muajve të kaluar në Iran, kap shifrën e 400 miliardë dollarëve.
Kështu deklaroi Ahmed Kalebani, drejtor ekzekutiv i kompanisë kombëtare të naftës në Iran, i cili theksoi se detajet e këtyre zbulimeve do të bëhen të ditura më vonë.