24 Dhjetor 2024

Iraku planifikon të rrisë prodhimin e naftës

Bagdad, 15 shkurt - Zëdhënësi i Ministrisë së Naftës së Irakut, Assem Jihad ka deklaruar se Iraku planifikon të rrisë prodhimin e naftës për të zbutur goditjen të shkaktuar nga rënia e çmimeve të naftës.

Në një prononcim të tij Xhihad tha se ministria ka për qëllim të vë në përdorimin të gjitha kapacitetet e mundshme të prodhimit të naftës, në mënyrë që të rrisë të ardhurat në thesarin e Irakut.

\"Për herë të parë në dhjetor, Iraku ka prodhuar në një ditë të vetme 4 milion fuçi naftë nga fushat në rajonet e mesme dhe jugore \", -tha kreu i Komitetit Parlamentar për Energji, Naftë dhe Gaz, Ibrahim Bahr. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)