22 Dhjetor 2024

Iraku dhe Turqia vazhduan marrëveshjen për tranzit të naftës

Bagdad, 20 shtator - Iraku nënshkroi marrëveshje me Turqinë përvazhdimin e përdorimit të naftësjellësit i cili mundëson transportimin enaftës irakiane drejt portit turk Xhejhan edhe gjatë 15 viteve tëardhshme, lajmëroi ministri irakian i Naftës, Husein Shahristani.

Vazhdimi i marrëveshjes, e cila skadoi në mars është rezultat i negociatave të gjata pas marrëveshjes fillestare, të publikuar në qershor, transmetoi Bgnes.

“Çmimi që Iraku e paguan për përdorimin e naftësjellësit, rritet prej 75 centë për një fuçi në një dollar”, njoftoi Shahristani.

Ai shtoi se sasia e transportuar e naftës së papërpunuar do të ngjitet në një milionë fuçi gjatë viteve të ardhshme përballë sasisë prej 450.000 deri 640.000 sa ishte deri tani.

Naftësjellësi me gjatë prej 970 kilometrave lidhë fushat e naftës në Kirkuk në Irakun verior me terminalin turk Xhejhan, prej ku nafta ngarkohet në tankerë dhe niset drejt tregjeve botërore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)