Investitorë privat sërish dëmtojnë gypin e ujësjellësit, shumë zona pa ujë
Prishtinë, 21 shtator - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e saj në zona e Graçanicë, Çagllavicës, Hajvalisë, lagjja “Nic”, lagjja “Qëndresa”, lagjja “ Janina”, Veterniku, bizneset përgjatë rrugës Prishtinë - Ferizaj, Mati 1, Aktash 1 dhe 2 si dhe zona qendër se, gjatë ditës së sotme do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Kjo sipas KRU Prishtina po vie si rezultat i dëmtimit të tubit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali, sërish nga investitorë privat.
Mungesa e ujit të pijshëm do të jetë prezente në zonat e lartëcekura deri në sanimin e gjendjes.
Natyra e dëmtimit të tubacionit të ujit do të jetë e vështirë për sanim në kohë të shkurtër.
"Kërkojmë ndjesë nga konsumatorët e zonave të lartëcekura, ku dëmtime të tilla nga investitorë privat janë bërë dukuri e përditshme dhe e pashmangshme, pa kurrëfarë përgjegjësie nga ana e tyre ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj institucionit tonë."
"Ekipet teknike të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes!", ka deklaruar Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina".