25 Dhjetor 2024

Inspeksioni rrënon një ndërtim pa leje në rrugën “Agim Ramadani”

Prishtinë, 6 maj - Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka intervenuar sot në një ndërtim pa leje në rrugën “Agim Ramadani”.

Ndërtimi pa leje në këtë pjesë është bërë pas datës 30 gusht 2013, rrjedhimisht nuk ka të drejtë të aplikojë për legalizim. Në lokacionin në fjalë kanë dalë inspektorët e ndërtimit më datën 21 tetor 2013, ku kanë konstatuar se ka filluar ndërtimi mbi muret ekzistuese të cilat kanë qenë si rrethojë e tarracës me lartësi 1.5 metra, dhe sipërfaqe rreth 35 metër katror, pa marrjen e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal.          

Inspektori i ndërtimit po ashtu konstatoi se objekti në ndërtim ka parregullsi të pariparueshme që rrezikojnë stabilitetin e ndërtimit, stabilitetin e ndërtimeve përreth, apo vë në rrezik jetën e njerëzve.

Me këtë rast, më 22 tetor 2013, inspektori nxori vendimin për rrënim të menjëhershëm të këtij mbindërtimi, dhe kthimin e hapësirës në gjendjen e mëparshme. Për këtë vendim, pala është njoftuar të njëjtën ditë, pra më 22 tetor 2013.

Meqë vendimi nuk është respektuar nga pala, Drejtoria e Inspeksionit u obligua që sot ta ndërmarrë këtë aksion, për ta ekzekutuar vendimin konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

Komuna e Prishtinës nuk do të ndalet asnjëherë në rrugën e vet për zbatimin e ligjit, pavarësisht rrethanave, dhe do të intervenojë në secilin rast që paraqet abuzim apo shkelje të ligjit. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)