Industrialistët Romun vizituan AKB-në
Prishtinë, 15 mars - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, ka pritur një delegacion të bizneseve nga Romania, të udhëhequr nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Romanisë në Kosovë Danut Maftei dhe presidenti i Elitës të Industrialistëve të Romanisë Mihai Nita.
Temë e bisedës ishte mundësia sjelljes së investimeve rumune në Kosovë dhe bashkëpunimit të bizneseve ndërmjet dy shteteve.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së informoi investitorët nga Rumunia rreth mundësive të mira që ofron Kosova për bërie të biznesit, infrastrukturën ligjore, fuqinë punëtore, taksave etjera.
Presidenti i Elitës së Industraistëve të Romanisë, ia dorëzoi ftesën origjinale kryetarit të AKB-së për të marrë pjesë në Samitin Ekonomik me 8 prill në Bukuresht, ku do të prezantohet Kosova si mundësi e re për investime për bizneset rumune nga AKB-ja.
Po ashtu do të nënshkruajnë edhe memorandumin e bashkëpunimit me Elitën e Industrialistëve të Romanisë.
Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Romanisë në fushat ekonomike dhe politike mungon dhe këto janë përpjekjet konkrete që këto të përmirësohen dhe vijnë si rrejedhoj e ndryshimit të politikës rumune ndaj Kosovës ditëve të fundit, tha Agim Shahini.
Por sipas kreut të AKB-së deri më tani bashkëpunimin ekonomik nuk e ka penguar askush, por kanë munguar iniciativat e dy palëve gjë që në të ardhmen këto do të ndryshojnë në favor të bashkëpunimit ekonomik mes bizneseve kosovare dhe atyre rumune.
Ai shtoi se iniciativat e sektorit privat nga Rumunia janë të mirëpritura në Kosovës dhe ato janë të shkëlqyera ku do të rriten.
Në Kosovë konkurenca është mjaft e pranishme dhe po përballet shumë mirë nga biznesi vendës. Këto dy shtete kanë shumë gjëra të përbashkëta ku janë mbi 1100 fjalë të njëjta.
Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të jetë edhe më i madh, ku ka mjaft fusha ku mund të eksportohet e importohet, sepse dy vendet kanë çka të ofrojnë e të blejnë, tha kryetari i AKB-së.
Agim Shahini, e vlerësoi shumë lartë iniciativën e investitorëve rumunë për të investuar në Kosovë, kur dihet se e gjithë bota eksporton në vendin tone, e pse të mos eksportojnë edhe bizneset rumune.
Kosova ofron mundësi shumë të mira në të gjitha aspektet për investime dhe mund të bëhen investime të mëdha, ku jemi të hapur për bashkëpunim, tha kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Nga ana tjetër investitorët rumunë, thanë se janë të interesuar të vijnë e investojnë në Kosovë.
Jemi të interesuar të bashkëpunojmë me AKB-në, në mënyrë që të sjellim nga Romania shumë kompani private për të investuar në Kosovë, tha presidenti i Elitës të Industrialistëve të Romanisë Mihai Nita.
Ai shtoi më tej se Romania, do të mund të eksportoj shumë produkte në Kosovë dhe anasjelltas.
Po ashtu bashëkpunimi me Kosovë do të jetë ura kryesore lidhëse ndërmjet Romanisë dhe shteteve tjera për rreth si Shqipëria, Maqedonia, Mali i zi. Sipas tij së shpejti do të sillen dhjetra biznese për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit e investimeve.
Gjatë këtij takimi nga presidenti i Elitës së Industraistëve të Romanisë, iu dorëzua ftesa origjinale kryetarit të AKB-së për të marrë pjesë në samitin ekonomik me 8 prill në Bukuresht ku do të prezantohet Kosova si mundësi e re për investime për bizneset rumune nga AKB-ja.
Poashtu gjatë këtij samiti do të nënshkruhet edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet AKB-së dhe Elitës së Industrialistëve të Romanisë.