22 Dhjetor 2024

Industria turke shënon rritje

Stamboll, 10 maj - Mekanizmat e industrisë turke funksionojnë gjithmonë e më mirë ku prodhimi industrial shënoi një rritje prej 10,4 për qind.

Instituti i Statistikave të Turqisë, ka deklaruar të dhënat e indeksit të prodhimit industrial për muajin mars 2011.

Në muajin mars, indeksi i prodhimit industrial në krahasim me një vit më parë është rritur 10,4%.

Kurse vëzhguar nga ana e sektorëve anësorë të industrisë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve është rritur 4,5%, indeksi i sektorit të prodhimit 10,4%, kurse indeksi i prodhimit dhe shpërndarjes së elektrikut,gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar është rritur 11,9%.

Ministri i Industrisë dhe i Tregtisë Nihat Ergyn në lidhje me këto shifra bëri vlerësimin: \"Në çerekun e parë të vitit sektori i industrisë dha një mbështetje të fuqishme në rritjen e ekonomisë dhe shifrat tregojnë se edhe në vitin 2011 ne do të tregojmë një performancë të fuqishme në rritjen ekonomike. Në veçanti, rritja në sektorin e industrisë së prodhimit do të ndihmojë pozitivisht në shifrat e punësimit\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)