23 Dhjetor 2024

Industria ruse do të fillojë të prodhojë avionë pa pilot

Moskë, 27 dhjetor - Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë u krijua një strukturë, e cila do të vlerësojë perspektivat dhe do të përcaktojë strategjinë e përdorimit të komplekseve fluturuese pa pilot, njoftoi sot Zëvendësministri i Mbrojtjes, Juri Borisov.

Ai rikujtoi se disa vjet më parë u blenë disa mostra të veçanta të komplekseve pa pilot në Izrael, përderisa industria vendase nuk mund t’i siguronte ushtrisë produktin në fjalë me cilësinë e kërkuar.

Gjatë këtyre viteve, industria ruse mësoi të konstruktojë avionë pa pilot për qëllime taktike të të njëjtit nivel si dhe lideri botëror - kompania izraelite IAI.

Në vitet 2013-2015 është planifikuar blerja e komplekseve pa pilot të prodhimit të firmave të ndryshme ruse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)