23 Dhjetor 2024

Industria ndryshohet nga kërkesa për makina të vogla

Detroit, 6 shkurt - Ndërsa industria amerikane e makinave po del nga një prej periudhave më të vështira për sa i përket shitjeve, fabrikat vazhdojnë të përmirësojnë teknologjinë në përpjekje për të prodhuar makina që pasqyrojnë kërkesat e reja të konsumatorit.

Kërkesa e konsumatorëve për makina më të vogla dhe më efikase vazhdon të ndryshojë industrinë e makinave në Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo kërkesë po bën që të rihapen fabrika të braktisura dhe të krijohen vende pune në një industri që gjatë 10 vjeçarit të fundit la të papunë dhjetëra mijëra njerëz.

Konsumatorët po blejnë makina hibride, që funksionojnë me karburant dhe elektrik, si Toyota Prius. Zëdhënësi i kompanisë Toyoto, Greg Thome thotë se Prius është një prej modeleve më popullore.

Toyota nxori për herë të parë modelin më të vogël Prius C në Panairin Ndërkombëtar të Makinave për vitin 2012 që u organizua në Detroit, SHBA. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)