Industria mekanike kineze, rritet 25 pë r qind, çdo vit
Pekin, 1 prill - Federata e Industrisë Mekanike kineze, njoftoi se në 10 vitet e fundit, sektori ka pasur një rritje mesatare prej 25%, çdo vit.
Deri në vitin 2010, vlera e përgjithshme e industrisë mekanike kineze arriti në mbi 2 trilionë dollarë.
Në 10 vitet e fundit, disa prej produkteve të industrisë mekanike kineze, janë renditur të parat në botë.
Për shembull, për 5 vjet me radhë, me pajisjet për prodhimin e energjisë elektrike, janë prodhuar çdo vit mbi 100 milionë kilovatë orë, duke zënë afro gjysmën e vëllimit botëror.
Në vitin 2010, vëllimi i prodhimit dhe i shitjes së makinerive kineze, u rrit 9 herë, që nga viti 2000.
Gjithashtu, Federata e Industrisë Mekanike kineze, nënvizon faktin e përmirësimit të cilësisë.
Sipas saj, industria mekanike kineze, duhet t\'i kushtojë vëmendje prodhimit të pajisjeve të nivelit të lartë.