24 Dhjetor 2024

Industria e shërbimeve kineze renditet e 3-ta në botë

Pekin, 30 maj - Sipas një raporti, vitin e kaluar industria e shërbimeve e Kinës ruajti prirjen e rritjes, nga ku importi dhe eksporti në këtë fushë kapën shifrën e 470.58 miliardë dollarëve, duke u renditur në vendin e tretë në botë.

Vitet e fundit, tregtia e industrisë së shërbimit është rritur vazhdimisht dhe me ritme të shpejtë.

Në vitin 2012, vëllimi total i import-eksportit në këtë industri u rrit me 12.3% në krahasim me atë të një viti më parë, shifër kjo 10.3% më e lartë se rritja mesatare e totalit botëror.

Rritja ka qenë e dukshme sidomos në sektorin e transportit dhe të turizmit, duke zënë 58.8% të vëllimit të përgjithshëm të import-eksportit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)