Industria e paketimit, SHBA e para Kina e dyta në botë
Pekin, 14 dhjetor - Kina u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së për paketimin.
Sipas shoqatës së përbashkët të Paketimit të Kinës, vëllimi i përgjithshëm i kësaj industrie, i kaloi një trilion juanë, duke e shndërruar Kinën në paketuesen e dytë më të madhe në botë.
Kryetari i Organizatës Botërore të Paketimit, Gjis Persen, tha se Kina, po shndërrohet në vendin më të fuqishëm të paketimit.
Industria e paketimit radhitet e 14-a ndër 40 sektorët kryesorë dhe shtyllë të ekonomisë kombëtare kineze.