Industria e duhanit kundër Ligjit për kontrollin e Duhanit
Prishtinë, 20 nëntor - Produktet e duhanit mbartin rreziqe ndaj shëndetit dhe JTI-ja beson se një rregullim i përshtatshëm dhe përpjesëtimor i kësaj industrie është si i nevojshëm, ashtu edhe me vend.
JTI-ja ndan të njëjtin qëllim me rregulluesit: të miturit nuk duhet të konsumojnë duhan dhe nuk duhet të kenë mundësi që të marrin produkte duhani, ka thënë në debatin për projekt Ligjin për Kontrollin e Duhanit organizuar nga komisioni parlamentar për shëndetësi, Andi Nano, përfaqësues i JTI-së.
JTI-ja nuk është absolutisht dakord me mos lejimin e ekspozimit të produkteve të duhanit në pikat e shitjes. Nuk ka asnjë lloj prove të besueshme për të justifikuar ndalimin e ekspozimit të produkteve të duhanit; dhe kjo do të kishte pasoja serioze negative dhe me shtrirje të gjerë mbi konkurrencën, konsumatorët, shitësit me pakicë dhe tregtinë e paligjshme.\"
\"Ekspozimi i produkteve jep mundësi duhanpirësve të rritur që të identifikojnë dhe të marrin infoformacion rreth produkteve të duhanit dhe të zgjedhin mes tyre lehtëdhe pa konfuzion.Konsumatorët duhet të jenë në gjendje të identifikojnë dhe të bënëdallimin midis produkteve të disponueshme, sidomos në mënyrë të tillë që të mund të përzgjedhin lehtë një product alternativ, në momentin që ata janë gati për të ndërruar markë. Ndërrim I I markës edhe nga një numër shumë I vogël konsumatorësh është I rëndësishëm për suksesin komercial, ka thënë Nano.
Elton Stefani në emër të Philip Morris International Management S.A. ka shprehur shqetësimet që kanë të bëjnë më shumë me pajtueshmërinë ligjore të dy prej neneve të projektligjit për kontrollin e duhanit [9.2.] ndalimin e ekspozimit në pikën e shitjes të produkteve të duhanit, që mbështetet në analizën ligjore të kryer nga Kalo&Associates Kosovë.
Neni tjetër për të cilën Philip Morris International paraqet shqetësim është Neni 15 i cili parasheh ndalimin e komunikimit dhe bashkëpunimit midis Industrisë dhe Autoriteteve Shtetërore. Këto shqetësime do ti paraqes si më poshtë. Futja e ndalimit të ekspozimit në pikën e shitjes për produktet e duhanit në Republikën e Kosovës ngrit një numër të çështjeve ligjore nga këndvështrimi i Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, tha Stefani.
Sipas tij kjo masë në mënyrë të pajustifikueshme kufizon të drejtat kushtetuese, sidomos ekonominë e tregut me konkurrencë të lirë dhe liri të shprehjes, mbrojtjen e pronës dhe lirinë e aktivitetit ndërmarrës.
Një ekonomi e tregut me konkurrencë të lirë mbrohet me nenin 10 dhe 119 e Kushtetutës së RK-së. Komunikimi komercial konsiderohet si gëzimi i së drejtës së shprehjes e paraparë me nenin 10 të KEDNJ-së. Shfrytëzimi i markave tregtare gëzon mbrojtjen kushtetuese të pronës siq parashihet në nenin 1 të Protokolit I të KEDNJ-së dhe të drejtat kushtetuese përfshijnë të drejtën për tu marrë me aktivitete ndërmarrëse siq parashihet në nenin 119(1) të Kushtetutës së RK-së, ka thënë ai.
Stefani ka vlerësuar se ndalimi i ekspozimit në pikën e shitjes është masë joproporcionale që nuk mund të justifikohet për shkaqe të shëndetit publik, sepse masa nuk mbështetet me dëshmi shkencore apo empirike; ka gjasa që masa të minojë objektin e deklaruar shëndetësor duke çuar në pasoja të pasynuara dhe se objektivi i uljes së konsumit të duhanit mund të arrihet me masa më pak ndërhyrëse.
Ilda Kokona nga British American Tobacco duke u angazhuar për aprovimin e ligjit në parim ka shprehur mospajtimet e kësaj indusrtrie lidhur me disa nga zgjidhjet e propozuara në projekt ligj.
Por ne nuk i mbeshtesim masat ligjore ekstreme e jo te balancuara te cilat bazuar ne prova shkencore dhe fakte te njohura boterisht, kane rezultuar ne demtimin e biznesit te ligjshem te duhanit, te konsumatorit dhe te buxhetit te shtetit dhe nuk sherbejne aspak per permiresimin e shendetit publik.
Nje mase e tille ekstremen e draftligjin aktual eshte ndalimi i ekspozimit te produkteve te duhanit ne menyre te ligjshme nga tregtaret e licencuar per tregtimin e tyre.
Gjate takimeve me Ministrine e Shendetesise jemi perpjekur qe te tregojme me prova shkencore qe vijne nga vende te cilat e kane ndermarre kete mase vite me pare, se pasojat e ndalimit te ekspozimit te produkteve te duhanit jane fatale per konsumatoret, qytetaret, ekonomine, biznesin, e me nje kosto financiare shume te larte per buxhetin e shtetit: shume biznese te vogla kane falimentuar, tregtia e paligjshme eshte shtua rndjeshem,te ardhurat buxhetore jane ulur, konsumatoret jane mashtruar nga mungesa e informacionit per cilesine, cmimin e produktin dhe i jane drejtuar tregut te paligjshem, por mbi te gjitha ajo cka eshte me fatalja duhanpirja tek moshat e reja jo vetem qe nuk ka rene por ne vitet e para te prezantimit te kesaj mase ne keto vende eshte shtuar.
Kjo sepse sic e dime te gjithe, psikologjikisht nje produkt i fshehur eshte me terheqes per moshat e reja. Per me tepe rkonsumatoret madhore nuk jane dekurajuar per te pire duhan si pasoje e kesaj mase, ata vetem kane gjetur forma te paligjshme per te gjetur produktet qe preferojne|, ka thene Kokona.
Ju informoje se ne si Imperial Tabacco nuk jemi kunder ligjit te duhanit sepse edhe si industri ne bejme shume ne ngitjen e vetedijes se shoqerise dhe pasojat e duhanpirjes por perderisa jemi produkte legal dhe shume transparente duke evidencuar ne cdo pako cigarje pasojat e duhanpirjes ne duam qe draft ligji ekzistues te amadamentohet sepse ne formen sesi eshte ai tani eshte shume rigoroze per ambientin e Kosoves dhe ne kete menyre do kete ndikim ne ekonomin, sjelljen dhe industrin e Kosoves dhe me shume do prodhoje efekte negative sesa te jap rezultate per qellimin te cilin e ka, ka thënë përfaqësuesi i kësaj kompanie Ramush Zhugolli.