23 Dhjetor 2024

Industria e automobilëve, çështje e rendësishme për votuesit në Miçigan

Detroid, 22 shkurt - Industria amerikane e automjeteve po e merr veten nga rënia. Kompanitë Ford, General Motors dhe Chrysler po njoftojnë tani për fitime të mëdha.

Gjendja e auto-industrisë dhe huatë që qeveria u dha disa prej kompanive të automjeteve, janë tema kryesore për votuesit në zgjedhjet paraprake republikane të Michiganit si dhe në ato presidenciale të nëntorit.

Në panairet e makinave në mbarë vendin, tani mbizotëron tema se kompanitë e Detroitit e kanë marrë veten duke u bërë më konkurrente se kurrë.

Ligjvënësi demokrat John Dingle nga Detroiti, thotë se ndërhyrja e qeverisë shpëtoi shumë vende pune.

“Ne e ndihmuan auto-industrinë gjatë një periudhe të vështirë. Është një thesar i rendësishëm kombëtar dhe për ne është shumë e rendësishme që ta mbrojmë këtë industri sepse ajo krijon një në çdo shtatë vende pune. Është një thesar që çdo vend do të dëshironte ta kishte.”

Këtë do të dëshironte zoti Dingle që presidenti Obama të promovonte në fushatën e tij për rizgjedhje.

“Sepse disa kundërshtarë politikë thoshin se Detroiti duhet të ishte lënë të falimentonte.”

Ish guvernatori i shtetit Masachusetts, Mitt Romney dhe kandidatë të tjerë presidencialë republikanë i kanë kritikuar huatë miliarda dollarëshe që qeveria i dha auto-industrisë.

Romney është i biri i një ish guvernatori të Michiganit dhe ekzekutiv në auto-industri. Profesori i ekonomisë në Universitetin e Michiganit Bruce Pietrykowski thotë se qëndrimi i Romnit kundër këtyre huave nuk do t’i sjellë atij mbështetje.

“Njerëzit do të mendojnë se çfarë do të kishte ndodhur po të kishte qënë ai president, ai nuk do të kishte mbështetur auto-industrinë. Kjo mund ta ulë mbështetjen për të.”

Guvernatori republikan i Michiganit Rick Snyder është i vetëdijëshëm për këtë.

“Nuk ishte thjesht çështje e falimentimit të një kompanie apo të një tjetre, por flitej për gjithë zinxhirin e furnizimit.”

“Disa mendojnë se kjo ishte një ndërhyrje e panevojshme qeveritare dhe se ne nuk duhet t’i kishim mbështetur kompanitë, por në qendrat e populluara të Detroitit ku demokratët kanë bazat e tyre, ekziston mbështetje për politikën e ndihmës ndaj autoindustrisë.”

Presidenti i sindikatave të auto-industrisë George McGregor e mbështet ndihmën dhe dëshiron që gjatë fushatës presidenti Obama të flasë më shumë për huatë.

“Ai ende nuk e ka përdorur këtë si platformë fushate në shtetin e Michiganit, por ne do ta përdorim, pavarësisht nëse ai do të flasë apo jo për këtë.”

Mirëpo çështja e huave për auto-industrinë aktualisht po ndikon në zgjedhjet paraprake republikane të Michiganit. Anketat tregojnë se Mitt Romney është prapa ish senatorit Rick Santorum në prag të zgjedhje republikane të këtij shteti që zhvillohen më 28 shkurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)