23 Dhjetor 2024

Industria e automjeteve kineze hyn në fazë transformimi

Pekin, 3 shtator - Zëvëndesministri i Industrisë dhe i Informacionit i Kinës Su Bo ka thënë në Tianjin se, shkalla e varësisë së industrisë së automjeteve për teknologjinë e huaj është e lartë dhe forca konkurruese e markave vendëse nuk është e fortë.

Ai shtoi se me transformimin e zhvillimit të industrisë së automjeteve të Kinës duhet të realizohet transformimi nga sasia deri tek cilësia.

Su Bo tha në një forum ndërkombëtar mbi zhvillimin e industrisë së automjeteve kineze në Tianjin se, gjatë 10 vjetëve të fundit, rritja e prodhimit dhe e shitjeve vjetore të automjeteve është regjistruar mbi 20%.

\"Aftësia e inovacionit ka bërë përparime të dukshme, por njëkohësisht ka edhe disa probleme, sidomos varësia ndaj teknologjisë dhe markave të huaja, ka pakësuar krijimin e markave kineze. Në të ardhmen, më e rëndësishmja është përmirësimi i teknologjisë, rregullimi i strukturës së produkteve dhe krijimi i markave vendëse,\" përfundoi Su Bo, zv.ministri i Industrisë dhe i Informacionit i Kinës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)